Ulen shifrat, 2 viktima dhe 279 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 2 pacientë. ”Një qytetare nga Berati 64 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç”.

Nga 2387 testime, kanë rezultuar pozitivë 279 qytetarë. ”86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh’‘.

Janë 3763 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 483 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 279
Të shëruar në 24 orë 483
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2387
Testime totale 1,732,633
Raste pozitive 270,734
Raste të shëruara 263,518
Raste Aktive 3763
Humbje jete 3,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1158
Fier 610
Elbasan 416
Vlorë 361
Berat 283
Lezhë 246
Kukës 161
Durrës 159
Gjirokastër 129
Shkodër 126
Korçë 94
Dibër 20

SHKARKO APP