Ulen tarifat përmbarimore – Gjykata rrëzon ankesën, udhëzimi hyn në fuqi

Në fund të dhjetorit, ka hyrë më në fund në fuqi udhëzimi i ri i Ministrave të Drejtësisë dhe Financave për tarifat e shërbimit përmbarimor privat. Udhëzimi i nxjerrë në muajin gusht të vitit të kaluar ishte ankimuar në Gjykatën Administrative nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë. Por, Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi përfundimisht kërkesën e tyre, duke i hapur rrugë zbatimit të tarifave të reja.

Pas një beteje që zgjati më shumë se një vit, ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë e rishikuan udhëzimin e shumëdebatuar të vitit 2017, që rriti në përmasa marramendëse tarifat e shërbimit. Udhëzimi në fjalë u kundërshtua ashpër sidomos nga Shoqata Shqiptare e Bankave, e mbështetur edhe nga Banka e Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Sipas tyre, rritja e tarifave ishte e pajustifikuar dhe e pambështetur në argumente ekonomikë. Në shenjë proteste për tarifat e vitit 2017, bankat kishin bojkotuar shërbimet e përmbaruesve privatë.

Udhëzimi i ri, i firmosur në gusht 2018, i ul tarifat fikse të shërbimit nga dy deri katër herë, në varësi të shumës apo vlerës së pasurisë që do të ekzekutohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Shoqatës së Bankave, edhe me udhëzimin e ri tarifat janë relativisht të larta dhe të pakrahasueshme me praktikat më të mira ndërkombëtare, sidomos për pjesën e tarifave fikse. Megjithatë, së paku, udhëzimi i ri sjell përmirësime të mëdhja krahasuar me atë të vitit 2017. Sistemi bankar ende këmbëngul për një reformë tërësore në fushën e përmbarimit, për të sjellë eksperiencat më të mira dhe standardet më të përparuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?