Ulen temperaturat, në Kukës banorët s’kanë siguruar drutë për ngrohje

Ulja e temperaturave në qytetin verilindor të Kukësit, ka shtuar shqetësimin te banorët, të cilët thonë se nuk kanë mundësi ekonomike për të përballur cmimin e druve për ngrohje. Ata kërkojnë një zgjidhje, dhe uljen e cmimit që për metër kub aktualisht varion në 4500 lekë  nga 3 mijë lekë një vit më parë.

Në zonat e thella të Kukësit ku temperaturat janë ulur ndjeshëm, banorët ende nuk kanë siguruar drutë për dimër. Shkak është çmimi i lartë dhe pamundësia për të siguruar dru në treg si pasojë e shtrëngimit te masave në kuadër të moratoriumit të pyjeve.

Ndërkohë në Kukës, në lartësitë mbi 1 mijë metër janë evidentuar dhe reshjet e para të borës, dhe sipas parashikimeve të meteorologëve,  moti ditët në vijim pritet të jetë edhe më i ftohtë./Ora News/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Ulen temperaturat, në Kukës banorët s’kanë siguruar drutë për ngrohje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?