”Ulërimat i dëgjoi fshati por jo mami me babin”, apeli drithërues i katër fëmijëve

Tragjedia e Pukës, sa vjen dhe thellohet. Çifti Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35-vjeç, humbën jetën pasi zjarri shkrumboi banesën e tyre, ndërsa katër fëmijët fatmirësisht arritën që të shpëtonin. Sot pa një banesë, katër fëmijët e çiftit që kishin fatin tragjik kërkojnë ndihmë. Greta, vajza e madhe rrëfen momentet drithëruese që kaloi atë natë dhe parandjenjën që kishte pasur për atë që do të ndodhte. Tashmë 15-vjeçarja duhet të mendojë jo vetëm për veten, por edhe dy vëllezërit, motrën më të vogël dhe dy gjyshërit.

“Mendoj gjithë natën mamin dhe babin, fle gjithë natën duke fjetur. Kemi shumë njerëz të afërm, por ata nuk i zëvendëson kërkush. Si çdo natën i puthëm dhe u thamë natën e mirë, por ishte një gjë në zemër që më thoshte ndalo mos ik, e parandjeja një gjë të keqe. Është çuar vëllai i vogël dhe ka parë zjarrin, edhe dy minuta të kishim ndenjur ishim djegur. Kemi thërritur mami, babai. I gjithë fshati i dëgjoi ulërimat vetëm mami dhe babi jo. Mundohem me menduar të ardhmen, cfarë kam me bërë për motrën dhe vëllanë kam shumë frikë. Do të punoj të bëj të gjithë gjërat, të jap shpirtin tim për ata që të mos kenë trishtim asnjëherë. Kam mbetur vetëm pak shpresë, për të jetuar për të ecur përpara. Cfarë kishte shtëpia brenda u dogjën. Ne jemi katër fëmijë që nuk kemi mundësi që të blejmë asgjë, kemi qenë keq, por tani jemi shumë shumë më keq. Unë jetoj rrugëve, në një kasolle, por vetëm për vëllezërit dhe motrën duke me u mbështetur diku me pasur ngrohtësinë e shtëpisë. Tani kemi frikë edhe ti afrohemi zjarrit, mbrëmë nuk kishim drita ndeza qiriun dhe kisha frikë, doja ta fikja”,-tha vajza e madhe e çiftit që u dogjën.

Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35-vjeç po flinin në katin e dytë të banesës, në momentin kur shtëpia e tyre, në lagjen ”Va Shënkoll” të fshatit Breg, është përfshirë nga flakët rreth orës 03:45 të mëngjesit të datës 8 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes strukturave të saj të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror, bën me dije se mori menjëherë masat duke mbledhur grupin teknik multidisiplinar për menaxhimin e rastit. Pasi u bë vlerësimi i nevojave, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në koordinim me organizatat partnere dhuruan veshmbathje, pako ushqimore dhe karrocë për gjyshen e paralizuar që shpëtoi nga zjarri, duke u angazhuar për mbështetjen e familjes në vazhdimësi. Nga ana tjetër ka nisur procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve dhe ka nisur menjëherë identifikimi i një familjeje të përshtatshme që do të marrë në kujdestari 4 fëmijët e mitur si zgjidhja më e mirë e mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë. Aktualisht fëmijët janë të strehuar tek gjyshja e tyre deri në përcaktimin e kujdestarisë. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës do të vijojë të ndjekë nga afër fëmijët për çdo nevojë që do të paraqitet në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?