Ulet numri i rasteve me COVID-19 në Vlorë, fasoneritë vijojnë të mbeten problematike
Në qytetin e Vlorës ditën e sotme janë konfirmuar 4 raste me koronavirus.
Siç shihet numri është ulur pasi dje u regjistruan 11 raste.
Megjithatë fasoneritë vijojnë të mbeten problem.
Oranews raporton se nga këto 4 raste, 1 është punonjëse e një fasonerie, e infektuar nga punonjëset e tjera të konfirmuara më parë, 2 raste të tjera janë qytetarë nga Vlora dhe rasti i katërt dyshohet se është një person i cili ka pasur kontakte në kryeqytet ku edhe mund të jetë infektuar.
Kujtojmë se deri më tani në vend janë shënuar 55 viktima dhe janë regjistruar 2,402 të infektuar.