Ulet numri i viktimave, shifër rekord për rastet e reja. 501 të prekur në 24 orë

Ulet numri i viktimave, por shënohet një shifër rekord me rastet e reja nga Covid-19. Në vetëm 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 501 raste të reja me Covid-19. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 73-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”,-informon Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1942 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 501 qytetarë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki. Rastet sipas shperndarjes gjeografike: 219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë, 10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd, 6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, 2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë”,-thuhet mlë tej një njoftimin zyrtar.

Lajmi i mirë është se po në 24 orët e fundit, janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. ”Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për Covid-19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”,-thuhet në mbyllje të deklaratës për shtyp.

Muaji nëntor po rezulton i egër sa i takon shifrave ditore për pandeminë e Covid-19. Pothuajse çdo ditë ka mbi 7 viktima dhe afro 500 raste të reja me Covid-19. Me rritjen e rasteve, është rritur edhe fluksi në spitalin Infektiv, ndërkaq është shtuar edhe siguria në hyrje të spitalit. Tensioni përfshiu edhe stafin mjekësor, tonet e larta të të cilëve u dëgjuan deri jashtë zonës së rrethimit. Të tjerë qytetarë presin prej ditësh përpara spitalit Covid 1 për të mësuar rreth gjendjes së familjarëve që kanë të shtruar aty. “E çuam në Berat, na nisën për në Tiranë. Që kur e prumë këtu nuk dimë asgjë. Nuk shohim asnjë mjek e asnjë infermier”. “Kam djalin, e kam sjellë që në orën 2:00 të natës dhe nuk kam marrë vesh gjë. I thashë 1 polici aman shko merr vesh ça u bë me djalin, a është bërë më mirë apo më keq”. Numri i lartë i infektimeve ditore ka sjellë edhe fluks të rasteve urgjente që i drejtohen spitalit Covid 1. Në të tre spitalet janë 374 pacientë që po trajtohen, duke çuar drejt ezaurimit të kapaciteteve në dispozicion.

COVID-19 – Statistika (8 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 501
Të shëruar ne 24 orë 90
Të shtruar në spitale 374
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1942
Testime totale 139,114
Raste pozitive 24,206
Raste të shëruara 12,092
Raste Aktive 11,555
Humbje jete 559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5682
Durrës 980
Fier 916
Korçë 753
Shkodër 645
Elbasan 565
Lezhë 545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës 267
Gjirokastër 256
Dibër 114

SHKARKO APP