Ulet sërish numri i viktimave në Itali

Në Itali duket se hija e zezë e Covid-19 po zbehet. Ka pësuar një tjetër ulje numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në Itali. Sipas burimeve nga Emergjencat Civile në 24 orët e fundit janë regjistruar 482 viktima si pasojnë e Covid-19. Deri në këto momente numri i viktimave në Itali ka shkuar në 23.227. Në Lombardi, në zonën më të prekur nga koronavirusi, në 24 orët e fundit u regjistruan 1245 raste të reja dhe 199 viktima. Gjithashtu ulje pësoi dhe numri i personave të shtruar në terapi intensive.

SHKARKO APP