Ulja e TVSH për librin – Ymeri: Më e larta në BE, të reduktohet deri në 6%

Ulja e TVSH për librin  nga 20 % në 6% si edhe ajo e taksës për krijimtarinë kanë qenë këto dy kërkesat kryesore të shoqatës së botuesve  shqiptarë në komisionin e  edukimit dhe mjeteve të informimit publik gjatë diskutimit të buxhetit.

Për kreun e shoqatës, Petrit Ymeri, Shqipëria ka takë më të lartë të librit krahasuar me vendet e BE dhe qeveria duhet të ndërhyjë  për uljen e saj, gjë e cila do të reflektojë, sipas Ymerit, në uljen e çmimit të librave por edhe në rritjen e cilësisë së tyre.

Krijimtaria  në  vendin tonë aktualisht taksohet me 15%, shifër e cila është cilësuar e padrejtë dhe mjaftë e lartë nga kreu i shoqatës. Ymeri kërkoi më shumë investime për bibliotekat në vend të cilat prej vitesh nuk janë të pasuruara me libra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?