Ulje të masave? Flet kandidatja mjeke e PS, Najada Çomo: S’ka ende një trend ulës të shtrimeve

Shefja e Infektivit, njëherësh edhe kandidate për deputete e PS, Najada Çomo e ftuar në emisionin ‘”Frontline”, ka deklaruar se është ende herët për relaksim të masave anti-covid. Ajo thotë se përsa kohë nuk ka ende një trend ulës për shtrimet në spitalet Covid, s’mund të flitet ende për relaksim masash.

A duhet të ketë në këtë moment relaksim masash?

Nëse pyet një doktor spitali, a duhen liruar masat, nuk është e pëlqyeshme. Ne shohim pjesën më të rënduar që ekspozohen ndaj virusit. Është herët për të çliruar masat. Nëse do kemi trend ulës, trend të ulur të shtrimeve në spitale atëhere mund të flitet. Por kjo i përket Komitetit të Ekspertëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ju kanë marrë më mendime?

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk jam më anëtare, nuk shkoj më. Por me kolegët diskutojmë. Edhe më mungon ajo pjesë. Tani kam pasur angazhimet e punës, në frontin e punës për të mjekuar sa më mirë, dhe për të pasur sa më pak humbje jete, por edhe angazhimi politik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?