Ulqinaku: Jemi në pikun e infeksioneve, për 2 muaj do të ketë përditë viktima
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, thotë se jemi në pikun e qarkullimit të infeksioneve, për shkak të variantit Omicron, Delta dhe gripit stinor.
Për të kjo valë do të jetë e fundit shqetësuese për vendin tonë. Ai thekson edhe se për 2 muaj do të ketë përditë jetë të humbura si pasojë e këtij virusi, por nga mesi i shkurtit do të ketë rënie të rasteve.
“Jemi në ditët e nxehta dhe kjo do të thotë që parashikimet tona thonë që edhe 10 ditë shifrat mund të tejkalojnë pritshmëritë. Jemi në pikun e qarkullimit të Omicron dhe të infeksioneve virale në vendin tonë. Padiskutim që përmbysja e shifrave është rrjedhojë e Omicron. Nëse me Deltën kishim pikun e rasteve deri në 1 mijë, me Omicron kaloi në 2800 raste në ditë. Ne kemi dyshime serioze që na kanë dalë të pranueshme, por nuk e themi dot 100%, por në laborator themi që është i ngjashëm me Omicron dhe Deltën. Moshat më të prekura janë 20-40 vjeç, pastaj mosha pediatrike dhe për fat mosha e tretë pak, më e përkëdhelur nga qarkullimi i virozave”,-tha në “A2cnn”.