Ulsi Manja: Neni 13 për mediat, u riformulua në përputhje me Kushtetutën

Deputeti i PS, Ulsi Manja, tha se neni 13, që ka lidhje me mediat, është riformuluar në përputhje me Kushtetutën.  Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së kuvendit, Manja u shpreh se:”Ne arritën të kalojmë 60 e ca nene që ka ligji për spakun, kjo tregon për punën e mirë që kanë bërë ekspertët e Euralius dhe Opdate dhe këtu gjej rastin t’i falenderoj”.
Ai theksoi se rregullimet janë sipas kushtetutës. “Ajo që vlen të theksohet është se gjithcka që është sugjeruar në diskutimin nene për nen është brenda Kushtetutës dhe ligjit për vetingun”.
Duke folur specifikisht për nenin 13 pika 3, që u lidhte me median, Manja shtoi se: “Meraku i madh që ju keni pasur si media në lidhje me nenin 13 pikën 3 që kishte të bënte me mediat është riformuluar në frymën e dakordësisë që kryetari i komisionit Xhafaj pati me përfaqësuesit e mediave para disa ditësh. Pra ajo pikë është riformuluar në frymën e Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi të republikës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?