Ultimatum nga Trump: Kush furnizon Iranin me armë, përballet me tarifa 50%
Presidenti Donald Trump thotë se Amerika do të vendosi tarifa prej 50% për të gjitha mallrat e importuara nga çdo vend që furnizon Irani me armë ushtarake, duke theksuar se masa do të zbatohet menjëherë dhe pa asnjë përjashtim.
Ky njoftim vjen në një kohë kur Trump tha se SHBA do të bashkëpunojnë ngushtë me Iranin pas një armëpushimi të shpallur së fundmi dhe një “ndryshimi shumë produktiv regjimi”. Ai shtoi se nuk do të lejohet pasurimi i uraniumit dhe se disa pika nga propozimet amerikane për paqe tashmë janë pranuar.
Sipas tij, palët do të zhvillojnë gjithashtu bisedime për tarifat dhe mundësinë e lehtësimit të sanksioneve ndaj Iranit. Administrata amerikane po vazhdon të zbatojë politikën e saj tregtare përmes mekanizmave ligjorë ekzistues, pasi një pjesë e tarifave të mëparshme u rrëzuan nga Gjykata e Lartë. Aktualisht, SHBA aplikojnë tarifa të larta për produktet metalike, përfshirë 50% për mallrat e prodhuara kryesisht nga çeliku, alumini ose bakri, dhe 25% për produktet derivuese.
KOHA JONË SONDAZH

