Unaza, ARRSH: Ditën e sotme u krye vlerësimi për 10 objekte tjera

Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

Inxhinierët e ARRSH ishin të pranishëm në objektet pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar tu nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit.

Sot u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 10 objekteve tjera kryesisht disa katëshe. Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara më parë, ARRSH konstaton se janë vlerësuar 82% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?