“Unaza e Madhe”, IKMT nis sot aksionin: Do shemben 16 ndërtesa
Aktualitet E Martë, 14 Shtator 2021 09:44
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka njoftuar se sot do të nisë një aksion në Shkozë, në kuadër të projektit për Unazën e Madhe.
Me një shënim në faqen e vet në Facebook, IKMT ka njoftuar se sot do të shemben 16 objekte me madhësi të ndryshme.
“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme…”- njofton IKMT.
KOHA JONË SONDAZH

