”Unaza e Madhe” në Shkozë, Veliaj: Progresi nuk bllokohet, shpronësim dhe banesa sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur punën e Inspektoriatit Kombëtar të Territorit për vijimin e lirimit hapësirë për ndërtimin e Unazës së Madhe në zonën e Shkozës. Veliaj ka postuar një video të shkurtër nga momenti i punës për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjurmën e Unazës, ndërsa ka theksuar se puna për zhvillimin e qytetit nuk do të ndalet.

”Ndërkohë vazhdon nonstop puna tek Unaza e Madhe në zonën e Shkozës. ‪Progresi nuk bllokohet, tafmaja 5 katëshe pa leje mbi Lanë e 1 njeriu nuk pengon dot nevojën e 1 milionë banorëve të rregullt të Tiranës”, shkruan Veliaj.

Ai gjithashtu bën të ditur edhe një herë se projekti i Unazës së madhe do i jap zgjidhje trafikut, ndërsa për të gjithë ata që preken nga zhvillimi i tij dhe që i kanë ndërtimet me leje do të ketë shpronësim total, ndërsa për të tjerët trajtim nga programet sociale të Bashkisë Tiranës, përfshi edhe banesa sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Unaza e Madhe-Tirane

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?