”Unaza e Madhe”, qytetarët: Ka shumë trafik, zgjerimi i rrugës domosdoshmëri

Për qytetarët e Tiranës, zgjerimi i Unzës së Madhe është një domosdoshëmri, pasi është e vetmja mënyrë për shmangien e trafikut.

Në çdo orë të ditës banorët e zonës së Unazës së Re, Yzberishit, Kombinatit por edhe atyre që hyjnë në Tiranë duhet të përballen me një trafik të rënduar që shkon edhe në një orë pritje. E për shmangien e kësaj situate gangrene, banorët kërkojnë përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë.

“Të zgjerohet sa më parë”, shprehet një banor. Ndërsa një tjetër thotë se “nëse bëhet për të mirën tonë, përse të mos zgjerohet.” “Ka shumë trafik, zgjerimi i rrugës do e lehtësojë trafikun”, shprehet një i tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë zonë të re të kryeqytetit llogariten se banojne mbi 80 mijë persona që të vetmen mundësi kalimi kanë Unazën e Re. Por kjo rrugë është edhe një nyje lidhëse për të gjithë qytetarët që vijnë në Tiranë autostrada Tiranë-Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama
video

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?