“Unaza e Re” 48 ditë në protestë, Balliu: Fal qëndresës suaj, u zbulua projekti mafioz
Banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën edhe gjatë ditës së sotme në ditën 48-të. Deputeti demokrat, Klevis Balliu tha se falë tyre, është zbuluar projekti mafioz dhe kriminal.
Balliu: Keni plot 48 ditë protestoni në mënyrë heroike. Ka qenë qëndresa juaj që pasqyroi krimin që po bëhej në këtë projekt mafioz dhe kriminal. Ishte qëndresa juaj që zbuloi se kush qëndronte pas pallateve, banditët si Edmond Bego, mikun e Taulantit dhe Edi Ramës. Sot ka qenë një ngjarje e rëndë, ka ndodhur në Parlamentin shqiptar. Votuan kundër vettingut për politikanët të lidhur me krimin për të shporrur politikanët të lidhur me krimin dhe kriminelë si Edmond Pego që do t’ju nxjerrë ju nga shtëpia. Sot, këta qeveritarë votuan kundër vettingut politikë dhe votuan kundër Aldo Bares, Habilajve dhe Lulzim Berishës.
KOHA JONË SONDAZH

