”Unaza e Re”, Balliu: Zgjidhja e qeverisë për banorët, tallje

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Top Talk”, pohoi se deri tani nuk është shkatërruar asnjë banesë por vetëm magazina të vjetra në zonën e Laprakës. Deputeti theksoi se “Bashkia e Tiranës është ideator i projektit dhe korrupsioni nuk është vetëm te tenderimi fiktiv i tij”.

”Kjo qeveri nuk ka të ngopur. Kryeprokurorja duhet të nisë hetimet, por ajo është zëdhënëse e Malavitës, vetëm i mban ison qeverisë. Veliaj po bën shoë sepse është projekt i tij. I shkon në shtëpi banorëve fiktivë dhe i thotë rrini sa të doni”, u shpreh Balliu.

Kur u pyet pse opozita nuk ka zgjedhur rrugën institucionale për mbështetjen e banorëve, Balliu deklaroi se ”zgjidhja institucionale vjen kur ke institucione por ne kemi kryeprokurore që i mban ison qeverisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?