”Unaza e Re”, gazetarët-Bashës: Arta Marku nuk na përgjigjet
Pak ditë më parë, banorët e ”Unazës së Re” depozituan kallëzim në Prokurori kundër prishjes së banesave të tyre, pa marrë dëmshpërblimin. PD-ja ka publikuar gjithashtu dokumenta që tregojnë se projekti ka shkelje të shumta dhe të rënda ligjore, si dhe i ka bërë thirrje Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku që të reagojë.
Basha i kërkoi gazetarëve që t’i drejtojnë mikrofonat te Prokurorja e Përgjithshme dhe ta pyesin për këtë aferë, dhe mos të pyesin vetëm për aksionin e opozitës, pasi ajo protestë po organizohet nga vetë qytetarët. Por gazetarët e pranishëm kanë deklaruar përpara Bashës se Marku refuzon të përgjigjet për këtë çështje, pavarësisht këmbënguljes së tyre.
”Nuk del ajo të flasë”, iu përgjigjen gazetarët Bashës, ndërkohë që kreu i opozitës kërkoi prej tyre që të rrinë në dyert e Prokurorisë dhe të pyesin çdo prokuror dhe zyrtar që del nga institucioni deri sa ata të japin shpjegime për çështjen.
KOHA JONË SONDAZH

