”Unaza e Re”, Lame: Banesat do ndahen në lista, duhen ditë për njoftimin

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame është shfaqur këtë mbrëmje për të folur për herë të parë për çështjen e ”Unazës së Re”. Gjatë emisionit ”Open”, Lame tha se banesat që do të shemben do të ndahen në disa lista në bazë të procedurave ligjore.

”Nuk mund të bëhet asnjë shpronësim në çdo vend normal pa qenë i regjistruar në Hipotekë. Do duhen disa ditë të krijojnë listat e ndryshme dhe pas kësaj secilit nga 200 subjektet do të marrin nga një lajmërim nëse janë në listën për shpronësim apo për qira afatgjatë”, tha Lame.

Lame garantoi se asnjë prej objekteve që preket nga projekti i zgjerimit të rrugës nuk do të shembet pa dalë dokumenti i skualifikimit nga procesi i legalizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?