Unaza e Re, Lame: Kryqi mund të tregojë që janë objekte që interesohen

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News24 për objektet që skualifikohen nga projekt i Unazës së Re.

Pas 21 ditësh proteste të përshkallëzuar çdo ditë e më tepër dhe irritimit të banorëve, Lame tha se ata nuk janë njoftuar akoma, se procesi i mbylljes së procedurave është në mes. “Ka mbaruar projekti, është miratuar, janë vënë vijat në hartë mes ARRSH-së, ALUZINI-n, hipotekën, inspektoriatin e terroitorit dhe Bashkisë së Tiranës, për të parë se cila nga shtëpiat skualifikohet.

E prish, nuk e prish, i merr një pjesë të objektit i lë një tjetër, është tjetër gjë. Pastaj fillon faza tjetër, e për secilën merret vendimi.  Informacioni që nuk kemi marrë dot nga terreni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do ketë një fazë për njoftimin e banorëve?

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyrisht, ARRSH pret çdo ditë në zyrë banorë, që iu shpjegohet si është situata. Prandaj them që është një proces që s’ka mbaruar akoma. Nëse duam që projekti të avancojë, pemët janë të Bashkisë, ajo vendos nëse hiqen. Bashkia i ka mbjellë, Bashkia i heq. Kryqet nuk i kam vendosur unë, s’ja kam idenë. Por besoj se janë shënuar objektet që në një mënyrë a një tjetër i prek projekti.

A mund të jetë që do kenë kryqe dhe nuk do prishen?

Po patjetër

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?