Unaza e Re, prishet edhe një godinë

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme  punën për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e  Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana.  Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë  së Tiranës ka prishur gjatë ditës së sotme një tjetër godinë dy katëshe  të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, e cila  shërbente për funksione social-ekonomike.

Aksioni për prishjen e kësaj godine për shkak të  masivitetit të saj ka nisur që në orët e para të ditës së sotme dhe  mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj, si dhe zhvendosjen e  mbetjeve inerte që të prodhoi ky proces.

Edhe gjatë ditës së sotme IMT dhe ndërmarrjet e tjera të  Bashkisë së Tiranës kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesit të  kësaj ndërtese, i cili më parë ka bërë boshatisjen e ambienteve dhe i ka  hapur rrugë procesit të prishjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga fillimi i procesit të zgjerimit të Unazës së Madhe  te Astiri, numri i ndërtimeve pa leje të prishura në këtë zonë ka shkuar  në mbi 40 të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?