“Unaza e vogël”, pamjet e mrekullueshme me dron tek “Piaca” në Tiranë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=c1bDT92XmQs” width=”560″ height=”315″]

Ka përfunduar ndërtimi i një segmenti të Unazës së Vogël në kryeqytet, një rrugë sipas të gjitha standardeve dhe me pesë korsi. Bëhet fjalë për rrugën “Dedë Gjo Luli” tek Piazza, prapa Muzeut Historik Kombëtar.

Ndryshe nga shumë rrugë të tjera, segmenti do të ketë linjë të dedikuar jo vetëm për biçikletat, por për herë të parë edhe për personat që nuk shikojnë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkoi atje sot, ku theksoi edhe një herë se qytetarët duhet të përdorin më shumë biçikletat për distanca të vogla për të lehtësuar kështu trafikun në kryeqytet.

Veliaj: Nuk është një betejë kundër makinës, por një thirrje për një balancë ku makinat të përdoren për qëllime pune. Qyteti është për njerëzit nuk është për makinat. Siç e shikoni, kjo rrugë ka pesë korsi, një për makinat, një për biçikletat dhe një hapësirë më të madhe për këmbësorët.  

Kjo rrugë prej 25 vjetësh ka qenë një tmerr për këto që ka shtyrë një karrocë. Për herë të parë ne kemi futur një koncept, do të shohim pllakën e verdhë, e cila është e vijëzuar për përdoruesit e shkopit të bardhë, pra për gjithë qytetarët e Tiranës që kanë probleme me shikimin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se rruga ka respektuar të gjithë qytetarët.

Veliaj: Besoj që është investimi më demokratik, në kuptimin që ka respektuar hapësirat për të gjithë llojet e qytetarëve. Ata që përdorin transportin publik, ata që përdorin biçikletën, ata që janë me hapësirë të kufizuar, apo ata që janë të verbër. Nga tani e tutje, çdo investim do të ketë këto komponentë. U kërkojmë shoferëve që të respektojmë këmbësorët. Ka një lloj histerie nga shoferët.

Kryebashkiaku tha se shumë shpejt do të transferohet edhe nënstacioni elektrike prapa 15 katëshit, për të vijuar më tej ndërtimin e Unazës së Vogël. Rruga sipas Veliaj, do të jetë sipas të njëjtave standarde si segmenti tjetër.

Veliaj: Momentalisht jemi duke punuar për transferimin e stacionit elektrike, i cili do të hapë rrugën me katër korsi edhe në anën tjetër dhe me të hapur atë segment ne do të fillojmë punimet në sheshin “Skënderbej”. Brenda muajit qershor do të fillojmë punën në Sheshin Skënderbej, nuk do të filloj menjëherë por me segmente në mënyrë që të mos bllokohen qytetarët.

Më vjen mirë që nuk rezultoi në një dramë të madhe për qytetarët bllokimi i kësaj rruge, sigurisht që shtoi pak trafikun. Në çdo qytet të botës ka trafik në orët e mëngjesit dhe të pasdites. Sikur politika të tregojë pak mirëkuptim, Bashkia e Tiranës ecën me rekorde të papara.

1

unaza 6unaza 1unazaunaza 6

 

 

SHKARKO APP