“Unë dëgjova ministren dhe erdha këtu”/ 60-vjeçares me sëmundje kronike nuk ia bëjnë vaksinën

Prej ditës së hënë (sot) do të nisë vaksinimi me moshat +60 vjeç duke pasur perioritet ata me sëmundje kronike“.

Kjo deklaratë e ministres Manastirliu ka bërë që shumë 60-vjeçarë, me sëmundje kronike, të presin në rradhë me orë të tëra në sheshin Skënderbej, por pa mundur të bëjnë vaksinën anti-Covid.

Ora News ju sjell rastin e një zonje, e cila edh me pse me kartelë shëndetësore me vete, pasi ka pritur tre orë në rradhë, është larguar pa bërë vaksinën.

Qytetarja“60 vjeç e 7 muaj. Edhe me sëmundje kronike. Ja ku i kam edhe kartelat. Unë dëgjova ministren dhe erdha këtu”.

Gazetarja: Çfarë ju thanë te çadra?

Qytetarja: Na thanë që nuk na takon. Unë po ikiTë hënën, tha ministrja, 60-vjeçarët me sëmundje kronike do të vaksinohen. Erdha këtu. 3 orë në rradhë. As vaksinë bëra, asgjë. Jam lodhur”.

“Unë dëgjova ministren dhe erdha këtu”/ 60-vjeçares me sëmundje kronike nuk ia bëjnë vaksinën

SHKARKO APP