“Unë me gazetarin e RAI-t nuk ulem as për kafe”, analisti Yzeiri: Erdhi ky të tregojë krimin në Shqipëri?

Analisti Ilir Yzeiri, pjesë e panelit të Top Story, tha se RAI 3 prej vitesh përdor një linjë raciste ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, gazetarët e këtij televizioni përdorin klishe dhe steriotipe për popullin shqiptar, të cilat sipas analistit duhet të harrohen.

“Modeli i italianëve është bazuar në intervista, këta gazetarë kanë punuar për të bërë ndaj nesh paragjykime raciste. Unë me gazetarin e RAI-t nuk ulem as për kafe.

RAI nuk kujtohej për shqiptarët, me tone raciste, edhe ky një gazetar tjetër, një reportazh po nga këta në 2003-2004, thoshte që droga nga Stambolli me mushka, kalon në Kosovë dhe më pas në Tiranë. Unë me reportazhet e tyre nuk merrem fare, ç’punë ka ky kur vjen për një marrëveshje dhe do të tregojë krimin në Shqipëri?”.

SHKARKO APP