“Unë të nxjerr nga burgu!” Zotimi i rremë i vajzës që përfundon në pranga

Një 29 vjeçare u arrestua nga Seksioni për Korrupsionin, në Tiranë, pasi kishte mashtruar qytetarë të ndryshëm, të cilëve u merrte ryshfet në këmbim të dhënies së lirisë për të afërm të tyre që vuajnë dënim për vepra të ndryshme penale.

Por  pasi merrte paratë, shumë shpejt premtimin e dytë ajo e harronte, duke mos e realizuar.

Sipas policisë Amarilda Leka, 29 vjeç, banuese në Tiranë dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave të ndryshëm të cilët vuajnë dënimin nëpër institucione të ekzekutimit të vendimeve penale me pretendimin se ajo do t’ju ofronte ndihmë duke ndikuar në funksionarë të lartë të drejtësisë me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Pasi merrte paratë, vajza zhdukej dhe kjo historia vazhdoi derisa ajo u kallzua nga të dëmtuarit në polici dhe më pas ra në pranga.

SHKARKO APP