UNHCR në qendrat e azilkërkuesve në Gjadër, OKB: Rol në zbatimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri

Në 20 gusht pritet që të vijnë refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër. 500 trupa të policisë italiane dhe 15 policë të burgjeve do të jenë gati për mbërritjen e azilkërkuesve afrikanë.

Nga ana tjetër, stafi i agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR do të punojë si në anijet e azilkërkuesve afrikane të shpëtuar në det, ashtu edhe në strukturat e parashikuara nga protokolli për menaxhimin e tyre në Shëngjin e Gjadër. Sipas UNHCR-së, shumë do të varet nga mënyra se si do të zbatohet kjo marrëveshje.

UNHCR nuk ka qenë pjesë e negociatave që janë zhvilluar për hartimin dhe zbatimin e protokollit, por qeveria Meloni ka dhënë informacion të detajuar, si dhe u ka konfirmuar zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dëshirën e saj të fortë që kjo të jetë në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

Në bazë të një shkëmbimi letrash me Ministrinë e Brendshme italiane, Agjencia e OKB-së për Refugjatët specifikohet në deklaratën e UNHCR se do të luajë një rol monitorues dhe këshillues që t’u garantohet e drejta për kërkimin e azilit. Misioni monitories i UNHRC-së fillimisht do të zgjasë 3 muaj dhe pas kësaj periudhe do t’i vërë në dispozicion rekomandimet e saj dy qeverive dhe aktorëve të tjerë të interesuar.

SHKARKO APP