Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut denon dhunen e shefit komisariatit Shkodres mbi gazetaret

Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut denn dhunen e shefit komisariatit Shkodres mbi gazetaret. Ne nje deklarate te tyre thuhet: Shefi i Komisariatit te Policise se Shkodres, famekeqi i njohur per perdorimin e dhunes dhe largimin nga rradhet e uniformave blu pikerisht per kete arsye, rikthehet perseri tek dhuna, pasi eshte riveshur polic. Gazmend Demrozi dha sot nje tjeter prove te "policise qe nuk duam", duke mos kursyer dhunen pa shkak jo vetem ndaj qytetareve, por edhe gazetareve e kameramaneve.
Nje operacion rutine e "Crown Agents" qe mesa duket kane vendosur te barazojne bilancin e humbjeve katastrofike te Doganave Shqiptare qe monitorojne permes "luftes pa kompromis" ndaj shitesve private te duhanit ne Shkoder, ka sjelle qe shefi Demrozi te rikthehet perseri tek dhuna. Personalisht, por edhe me ndihmen e disa nga uniformat blu, Demrozi nuk ka ngurruar qe diten per diell, te shtyje, te godase "me stil" jo vetem qytetaret por edhe gazetaret. Ai ka tentuar te pengoje gazetaret e operatoret ne pasqyrimin e ngjarjes, ne menyre te vecante gazetarin Senad Nikshiqi. Duket e pakuptimte sjellja e Demrozit, persa kohe nuk kishte asnje rrethim me shiritat e policise, te cilat gazetaret nuk duhet ti kalojne ne vendngjarje. Pervec kontaktit fizik me gazetare dhe kameramane, shefi Demrozi nuk ka kursyer as kercenimet verbale. Te gjitha keto skena jane pare nga qindra qytetare ne vendngjarje, por edhe nga drejtori i Policise Lorenc Panganika, i cili per arsye te pashpjegueshme, nuk ka guxuar te reagoje.
Fatkeqesisht, i sotmi nuk eshte rast i izoluar i sjelljes brutale dhe dhunes ndaj gazetareve. Vetem pak dite me pare, ne hyrje te Drejtorise se Policise Shkoder, u konstatua nje tjeter perplasje gazetare- police, pas sjelljes se padenje te nje uniforme blu. Ne ate rast, gazetaret bojkotuan takimin per te cilin ishin thirrur.
Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) i ben thirrje drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Ministri te Brendshem dhe vete Kryeministrit, te frenojne aktet e dhunes se punonjesve te policise jo vetem ndaj gazetareve, por te gjithe qytetareve shkodrane. Ngjarje te tilla, ku njerez me uniforme dhe pushtetin qe u jep ajo uniforme, dhunojne qytetaret, po behen te shpeshta ne rajonin e Shkodres. Shefa si lloji "Demrozi" nuk duhet te jene ne rradhet e policise se shtetit, nuk e nderojne ate dhe as shtetin qe tentojne te perfaqesojne.
Kemi denuar dhe do te vijojme te denojme cdo akt te dhunes ngado qe vjen dhe ndaj kujtdo qe drejtohet. Drejtori, Ministri dhe madje edhe Kryeministri kane rastin te distancohen nga dhuna shteterore, duke e bere shembull ne tere kuptimin e fjales shefin Gazmend Demrozi.

SHKARKO APP