Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë nderon me një minutë heshtje ish-deputetin Bogdani

Ish-deputeti i ndjerë Gerti Bogdani është nderuar me një minutë heshtje nga Komiteti Ekzekutiv i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë me kërkesën e presidentit, Stephen Harper.

Nderimet u bënë në takimin e radhës të këtij forumi më 23 shtator. Në takim, Partia Demokratike përfaqësohej nga deputetja dhe kryetarja e LDG, Albana Vokshi. Pjesë e takimit ishte edhe miratimi i aplikimeve për anëtarësim të dy partive italiane, Fratelli d’Italia dhe Forza Italia, të cilat u mbështetën nga përfaqësuesja e PD.

Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë është e vetmja organizatë ndërkombëtare me parti anëtare nga të gjithë kontinentet. Shumë nga anëtarët e saj vijnë nga demokracitë e sapokrijuara gjatë viteve ’90.

SHKARKO APP