Universitet, shkurre në vend të studentëve
Vetëm pak vite më parë, në godinën e mbuluar sot nga barishtet e këqija dhe plehrat, hynin studentë.
Për 7 vjet ishte dega e Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit. Që kur u mbyll 4 vite më parë, e kanë pushtuar ferrat dhe grafitet. Qindra studentë kanë përfunduar arsimin e lartë në Infermieri, Gjuhë e Huaj dhe Administrim-Biznes në këtë godinë.
“Kukësi ka pasur më shumë gjallëri me universitetin. Kemi bërë një herë pastrim pasi na ka ardhur keq në çfarë gjendje ka përfunduar”, thotë një ish-student.
Banorët e qytetit të Kukësit por edhe Hasit, Tropojës dhe Pukës, të cilët studionin në këtë institucion, e kanë kërkuar vazhdimisht rihapjen e tij por pa sukses.
KOHA JONË SONDAZH

