Universitet, thirrja nga Zhapaj: Hiqni policët nga dera
Kanë kaluar vetëm 4 ditë nga nisja e vitit akademik, dhe në Universitetet e kryeqytetit masat e kontrollit nuk janë si ditën e parë. Sipas ish-drejtorit të kurikulave të Rektoratit të Tiranës, Albano Zhapaj Universitetet janë bërë vartëse të Ministrisë së Arsimit, duke vetëmohuar autonominë e tyre.
”Nuk ndryshohen rregullat në mes të lojës. Nuk mund t’u thuash studentëve 2 ditë para o ejani me vaksinë ose mos hyni. Universitetet janë në gjumë, pa plan veprimi dhe shkaktar është shteti. Ka dy vite që janë bërë zgjedhjet në universitete dhe duket se nuk duan t’i prishin raportet me ministrinë dhe presin vendimet e tyre”.
Për të prania e policëve në hyrje të universiteteve për të kontrolluar studentët nuk është legjitime.
“Universitetet funksionojnë sepse ka studentë, nëse nuk ka studentë atëherë roli i tyre mbetet nul. Policët te dera nuk kanë kompetencë për ato veprime sepse nuk po kontrollojnë gjoba makinash, në universitet duhen ekspertë të shëndetësisë për kontrolle”.
KOHA JONË SONDAZH

