Universitetet hapen më 12 tetor, fituesit shpallen në 3 shtator

Në 3 shtator merr fund ankthi i të rinjve, nëse kanë fituar apo jo të drejtën për të vijuar studimet e larta në universitetet publike.

Ndërkaq, në total janë të regjistruar mbi 29 mijë të rinj, ndërkohë që kuotat e miratuara janë vetëm 18 mijë.

Fituesit shpallen në datën 3 shtator. Pas shpalljes së fituesve që del në sistemin “online”, të gjithë fituesit duhet të shkojnë të regjistrohen në universitetet përkatëse.

Do të ketë një periudhë të caktuar kohore për regjistrimin. Atyre që nuk i del dëshira e parë, kanë të drejtë të çregjistrohen dhe të regjistrohen në nivelin e A2. Sakaq, deri në datën 15 shtator presupozohet të mbarojë e gjithë gara. Sipas udhëzimit të ministres së Arsimit Lindita Nikolla, universitetet do të hapin dyert në javën e dytë të tetorit, pra në 12 tetor.

Ministria e Arsimit nga ana e saj ka publikuar edhe Librin e Transparencës, ku çdo i ri ka mundësi të shohë zgjidhjen e ushtrimeve.

Për herë të parë këtë vit do të ketë edhe kuota të posaçme në universitete për vajzat e trafikuara, si një formë për t’i ndihmuar në procesin e rehabilitimit.

SHKARKO APP