Universitetet, ja lista me kuotat e lira

Për maturantët të cilët nuk dolën fitues në fazën e parë të aplikimeve për në universitet, kjo javë është vendimtare për përcaktimin e programit të studimit që ata do zgjedhin, duke përballur pikët që kanë me kuotat që universitet pranojnë.

Fitues e fazës së parë, për shkak se janë shpallur fitues në shumë programe studimi njëkohësisht, kjo e fundit falë reformës që u aplikua këtë vit për herë të parë, ka krijuar mjaft hapësira për fazën e  dytë të aplikimeve.

Aplikimet me raundin e dytë do të nisin në datën 23 shtator ndërkohë që lista e fituesve përfundimtare të raundit të dytë, pritet të publikohet në datën 6 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë gjendet disa të dhëna në lidhje me fakultete të ndryshme dhe hapësira të krijuara pas regjistrimit të fituesve të parë në një degë të caktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjekësia

Në degën e mjekësisë janë regjistruar rreth gjysma e fituesve, konkretisht 134 nga 246 vende të lira që ka kjo degë. Te infermieria janë regjistruar 95 kandidatë, nga 300 kuota të lira. Çudia është tek dega e farmacisë ku deri një ditë para përfundimit të afatit nuk është regjistruar asnjë student fitues. Edhe në degët Mami dhe Fizioterapi numri i të regjistruarve është shumë i ulët.

Ekonomiku
Te Fakulteti Ekonomik janë regjistruar 241 studentë nga 1178 vende të lira. Numër shumë herë më i ulët, nga pritshmëritë që kanë të rinjtë per degët e këtij fakulteti.

Shkencat e Natyrës
Edhe te Shkencat e Natyrës, numri i të regjistruarve është i ulët, ku janë nga 2-50 studentë të regjistruar për çdo degë.

Fakulteti Histori-Filologji

Numër të lartë regjistrimesh ka në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ku janë regjistruar rreth gjysma e fituesve.

Universiteti Bujqësor

Numër i ulët regjistrimesh është edhe në Universitetin Bujqësor, ku më shumë se 70% e kuotave do të jenë të lira për në raundin e dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?