Universitetet kanë tejkaluar numrin e punonjësve administrativ
Universitetet publike do t`i nënshtrohen një inspektimi nga Minstria e Arsimit, pasi kjo e fundit dyshon se është abuzuar me punësimet në nivel administrativ. Ministrja Nikolla tha se në 100 pedagogë, 33% duhet të jetë staf administrativ por ky raport është tejkaluar.
Ministria e Arsimit ka nisur një inspektim në të gjitha Universitetet publike pas dyshimeve se kanë tejkaluar numrin e punonjësve administrativ.
Këtë vit buxheti për Ministrinë e Arsimit është rritur me 1 miliardë lekë, duke shkuar në 39 miliardë lekë, shumë kjo qe do të përdoret për rikonstruksionin e 78 shkollave, për rritjen e pagave, por edhe mbështetjen e projekteve të nisura kohë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

