Universitetet, Kule: Edhe nëse regjistrohen të gjithë fituesit, mbeten sërish kuota
Maturantët duhet të shohin online në fakultetet ku kanë konkurruar për të vazhduar studimet e larta, për të parë nëse janë fitues ose jo. Apeli vjen nga dekani i fakultet të ekonomisë Dhori Kule, i cili shprehet pwr mediat se listat e fazës së parë të fituesve është shpallur këtë të hënë, por ata që nuk shohin të dhënat e tyre duhet të presin fazën pasardhëse.
“Të gjithë maturantët që nuk e shohin veten tek lista e fituesve duhet të mos pezmatohen sepse mesazhi pozitiv është ky; duke qenë se konkurrojnë në shumë degë, vetëm brenda grupit të konkurrenteve në Fakultetin e Ekonomisë, në qoftë se ata fitues regjistrohen të gjithë, mbeten 352 kuota të paplotësuara”- tha Kule.
Nw vijim, dekani i fakultet të ekonomisë tha se kërkesat e maturantëve për këtë fakultet ishin 19.000. “Janë mbi 19 mijë kërkesa dhe kandidatët e shpallur në listat e para jo përfundimtare të fituesve janë në nivel cilësor jashtëzakonisht të mirë. Mund të themi ajka e maturantëve”- u shpreh ai.
Regjistrimet, përveçse online, duhet të bëhen edhe fizikisht pranë fakulteteve për të shmangur problemet me të dhënat. Shans për të vazhduar studimet e larta kanë dhe maturantët, të cilët po i nënshtrohen testimeve të vjeshtës.
KOHA JONË SONDAZH

