Universitetet në zgjedhje? Koni: Procesi zgjedhor nis vetëm me vendim të rektorit

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, nuk e njeh procesin e nisur për zgjedhjet ne universitetet e vendit. Në një intervistë për ‘Tv Ora’, ai shprehet se data e shpallur nga kryetarja e komisionit institucional zgjedhor Majlinda Keta është e pavlefshme, pasi kjo kompetencë i takon vetëm rektorit.

”Çdo veprim që është bërë nga individë të caktuar pa autoritetin dhe pa veprimet e duhura, është i paligjshëm dhe nul. Që të fillojë një proces zgjedhor, duhet një urdher i rektorit të universitetit. Në universitetin e Tiranës nuk ka uirdhër për fillimin e procesit zgjedhor.”

Koni e përshëndet vendimin e ministres shahini për shtyrjen e datës së votimit, teksa thekson se procesi do të nisë, pasi të shpallet data e re për zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ajo që dua të them, është që të gjitha proceset që parashikohen në një proces zgjedhor janë brenda harkut kohor të datave të shpallura nga ana e ministrit për fillimin dhe të ditës zgjedhore.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkarkimi i anëtarëve të komisionit, sipas tij, ishte vendim i drejtë, teksa shpjegon se vendi i tyre do të zëvëndësohet në vijim.

”Ish pedagogia zonja Keta, nuk është pushuar si anëtare e komisionit intitucional, është pushuar si pedagoge e universitetit të Tiranës. Kam pritur reagimin e pedagogëve për tu tërhequr nga këto veprime të paligjshme, dhe ky grup pedagogësh nuk reagoi por vazhdoi duke marrë autoritetin dhe veprimin e procesit duke krijuar një situatë të rëndë në universitetin e Tiranës.”

Koni thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të universitetit të tiranës, pasi sipas tij, tani me rëndësi është krijimi i kushteve për një proces të drejtë zgjedhor. Nga ana tjetër, sipas procesit të deritanishëm, afatet për regjistrimin në garën për rektor, u mbyllën të premten në orën 16.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?