Universiteti “Aleksandër Moisiu”, pezullon mësimin deri më datë 6 dhjetor
Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka anuluar mësimin, për shkak të gjendjes së ngarkuar emocionale të studentëve, pas tërmetit 6.4 ballë që goditi dy ditë më parë Durrësin dhe Tiranën. Mësim nuk do të ketë deri më datë 6 dhjetor.
“Duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat qytetarët ndodhen, humbjen e njerëzve të afërm, si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve, Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për javën e ardhshme (2-6 dhjetor, 2019).
Ndërkohë, në bazë të legjislacionit në fuqi për sigurinë në mjediset publike, janë bërë verifikimet në të tre godinat universitare dhe gjendja paraqitet pa probleme. Ndaj stafi akademik dhe ai administrativ do të paraqiten për të vijuar punën rregullisht.
Ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni komunikimet tona direkte në Facebook, Instagram, Ëebpage si dhe të monitoroni çdo ditë e-mailet personale.
Inkurajojmë stafin dhe studentët të vijojnë veprat e mira në nevojë të qytetarëve. Qofshi mirë… dhe mos harroni që harku i ndritshëm i ylberit do të shkëlqejë sërish.”,- njofton universiteti.
KOHA JONË SONDAZH

