Universiteti Bujqësor përmbush kërkesat e studentëve: Grup pune për uljen e tarifave

Përballë protestës masive të studentëve, Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka marrë një sërë masash për përmirësimin e situatës për studentët.

Në një vendim të marrë sot, ky Universitet bën me dije se do të ngrihet një grup pune me pedagogë, ekspertë financash dhe studentë për të analizuar koston e shkollimit për çdo program studimi dhe brenda janarit të vitit të ardhshëm, të paraqiten propozimet konkrete në Bordin e Administrimit dhe Senatin Akademik për uljen e tarifave të shkollimit për studentët. Po në janar do të kryhen procedurat për implementimin e kartës së studentit.

Në pikën gjashtë të vendimit, gjithashtu thuhet se do të rritet mbështetja financiare për kërkimin nga ana e studentëve, konferencat studentore dhe panairin e karrierës së studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Universiteti Bujqësor përmbush edhe një pikë tjetër në kërkesat e studentëve, ajo për rritjen e përfaqësimit të tyre në senatin akademik nga tre në pesë studentë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës për kërkesat e studentëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?