Universiteti i Tiranës, 4 dekanët: 5 mln lekë për familjet e prekura
Dy javë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, sot studentët janë kthyer në auditor. Katër dekanë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës, kanë shprehur gatishmërinë për të përballuar situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, tha se do të janë 60 studentë ekselentë në fushën e menaxhimit të riskut që do të jenë në dispozicion të strukturave të shtetit që po merren me menaxhimin e kësaj situate. Gjatë konferencës theksuan se janë akorduar 5 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti.
“Përditë stafet pedagogjike komunikojnë na pyesin, janë solidarizuar me situatën që ka Shqipëria, përcjellin dhje ata dhimbjen dhe kontributin për këtë situatë. Unë sot përshëndes fillimin e procesit mësimor në Durrës. Edhe ne mund ta kishim filluar sot, por arsye ka qenë që data 25 ishte ditë e hënë dhe ne kemi bërë mësim. E filluam të martën që nga poërmbajtja strukturore java të jetë e plotë, por nga pikëpamja e gatishmërisë kemi qenë prej kohësh. Fakulteti ka dhënë kontribute financiare, organizatat kanë mbledhur ndihma dhe i kanë depozituar në vendet e grumbullimit. Po mendojmë për vazhdimësinë, nuk është një situatë që sjell efekte në kohë të shkurtër, duhet përballuar në gjatësi në kohë. Nuk duhet të lodhemi duhet të mendosha në vazhdimësi se si duhet përballuar kjo situatë. Kemi menduar të kemi një program të përbashkët për të asistuar studentët, personelin e më gjerë. Kemi bërë mbledhje të strukturave, nuk kemi qënë me pushime këtë periudhë. Ka një solidaritet shumë të madh për situatën. Ajo që duam të përcojmë është t’i kthehemi jetës normale,studentët të nisin studimet, si diçka objektive mbi ne. Procesi mësimor duhet të zhvillohet, kemi planifikuar një axhendë për orët e humbura. jeta vazhdon do e përballojmë së bashku, këtë e tregojmë duke nisur procesin mësimor nesër”.
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha pasi bëri të ditur se godina e këtij fakulteti nuk ka pësuar dëmtime dhe mesazhin që pas kësaj situate të rëndë, jeta vazhdon dhe studentët duhet ti rikthehen mësimit.
”Fakulteti i Drejtësisë e ka përcjellë me shqetësim këtë situatë. Ne ju kemi kërkuar studentëve tanë që të në raportojnë se kush ka probleme të veçanta të dëmtimit në banesat e tyre. Tre studentë, dy në Durrës dhe një në Thumanë na kanë njoftuar se banesat e tyre janë deklaruar të pabanueshme. Ne po mendojmë si ti asistojmë ata. Kemi dhënë kontribute financiare. Organizatat e studentëve kanë mbledhur ndihma për familjet në nevojë. Jemi duke menduar për vazhdimësinë. Kjo situatë nuk është një situatë që sjell efektet e mira dhe të këqija në kohë. Kemi bërë mbledhje të strukturave, të dekanateve. Kemi qenë në vlerësim të situatës dhe ajo që ne konstatojmë është një solidaritet i madh jo vetëm i stafit akademik, por edhe studentëve. Ajo që duhet të përçojmë në këtë konferencë është se ne duhet ti rikthehemi jetës normale, studentët duhet të rifillojnë studimet bashkë me ne pedagogët. Jo sikur nuk ka ndodhur gjë, por si një gjë objektive, është mbi ne dhe duhet ta përballojmë. Ne kemi planifikuar një axhendë të zëvendësimit të orëve që kemi humbur dhe mesazhi im është që jeta vazhdon”.
Ndihmë ka dhënë edhe Fakulteti i Shkencave Sociale. Dekani i këtij fakulteti tha se kanë trajnuar mbi 300 punonjës socialë dhe psikologë, të cilët janë përgatitur për të asistuar nëpër shkolla.