Universiteti Politeknik miraton rritjen 8% të pagës së pedagogëve

Universiteti Politeknik i Tiranës ka miratuar këtë të martë, rritjen prej 8% të pagës së pedagogëve, krahas rritjes 7% të bërë nga qeveria. Rektori i këtij Universiteti, Andrea Maliqari sqaron se kjo rritje do të mbulohet nga të ardhurat e Universitetit.

“Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 647, vendosi për dhënien e mendimit për bordin e administrimit të universitetit, për miratimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin akademik në kufirin maksimal që përcakton VKM-ja, pra 8%”, thuhet në vendim.

Sindikata e pedagogëve mbetet e vendosur për të nisur grevën e urisë, duke i lënë afat qeverisë deri të mërkurën në orën 16:00 për të ndryshuar qëndrimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?