Universiteti Qiriazi, një histori unike vazhdimësie dhe trashëgimie historike nga “Instituti Femëror Qiriazi” më 1922
Aktualitet E Premte, 11 Nëntor 2022 10:17
“Në mbledhjen e radhës të Senatit Akademik të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, të zhvilluar gjatë ditës së sotme, u diskutua kryesisht rreth programit zyrtar të organizimit të kremtimit të “Përvjetorit të Artë”, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Institutit “Qiriazi” dhe 131 vjetorit të hapjes së “Shkollës së Vashave” në Korçë, si pararendëse e këtij institucioni.
Në Senat u diskutuan edhe detaje të organizimit të kësaj ceremonie, ku nuk do të mungojnë personalitete shtetërore, akademike, të trupit diplomatik etj”- shkruan pedagogu i njohur Gjok Uldedaj, i cilië është edhe pronar i Universitetit.
Universiteti Qiriazi është një histori që bën diferencen. Një histori unike vazhdimesie dhe trashegimie historike nga “Instituti Femeror Qiriazi” me 1922 themeluar në të njejten Godine përpara 100 vitesh nga ikonat e arsimit tone kombetar Sevasti &Parashqevi Qiriazi dhe Kristo Dako.

KOHA JONË SONDAZH