Ura e Bilçës, kryebashkiaku Demo: Po punohet edhe për ndryshimin e shtratit të lumit

Në Berat vijon puna për ndërtimin e Urës së Bilçës, e cila pritet të zgjerojë edhe paketën turistike për vizitorët e shumtë që frekuentojnë Beratin. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndoqi sot nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e kësaj ure.

Demo tha se “paralelisht po punohet edhe për ndryshimin e shtratit të lumit. Gjë që lehtëson vazhdimin e punimeve me pilotat”. Ky projekt është bërë i mundur falë financimit të Komisionit Evropian nëpërmjet BERZH, në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Kjo Urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron paketën turistike të Beratit ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth. Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?