“Ura e Poçemit” – Guardia di Financa zbuloi parcelat me kanabis përgjatë shtratit të Vjosës

Policia jep detaje të operacionit antikanabis të koduar “Ura e Poçemit” të ndërmarrë ditën e djeshme.

Gjithsej janë asgjësur rreth 40.000 rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva. Ndërsa janë vënë në pranga 4 shtetas, si autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit

Swiss Digital Desktop Reklama

1- Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

2- Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.

3- Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

4- Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.

40 mije rrenje kanabis- Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative por edhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku mbi bazën e të cilit janë asgjësuar rreth 40.000 (dyzet mijë) rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva si dhe janë kapur në flagrancë 4 shtetasit e mësipërm në fshatin Gorisht, si autorët e dyshuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Parcelat përgjatë shtratit të lumit Vjosë– Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit” me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.

200 forca policie- Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore (toka dhe ajri), ku bënin pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH.

Vijon puna për asgjësimin e bimëve të tjera narkotike dhe për kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në veprën penale kundër “Kultivimit të bimëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?