Ura e vdekjes në Bulqizë

Ura që u shërben banorëve të 5 fshatrave të Zerqanit, në Bashkinë Bulqizë, po shkon drejt shkatërrimit. Ura e ”Tre çezmave” është harkuar dhe plasaritjet vënë në rrezik jetën e banorëve që kalojnë mbi të. Ura dridhet sa herë mbi të lëvizin automjete të tonazhit të rëndë. Bazamenti i urës vazhdon të gërryhet, sidomos gjatë dimrit, kur lumi fryhet nga reshjet e shiut dhe dëbora. Të rrezikuar janë fëmijët që bëjnë plazh në Zallin e Bulqizës, nën urën që prej vitesh në zonë e njohin si ”ura e vdekjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?