Ura në Troshan, rikonstruktohet nga vetë banorët
Ishte shndërruar në një rrezik serioz për banorët e fshatit Troshan në Njësinë Administrative Blinisht të Lezhës. Për vite me radhë kërkesa e banorëve për ndërhyrje kishte rënë në veshin e shurdhët të institucioneve. Ndaj ata nisën ta rikonstruktojnë urën me vetëfinancim, si një sfidë ndaj mungesës së vëmendjes.
Ura që lidh një pjesë të fshatit me rrugën e fsahtit ishte ndërtuar po nga vetë banorët vite më parë, por së fundmi ishte amortizuar plotësisht dhe ndërhyrja ishte e domosdoshme
“Na kanë premtuar shumë herë, por nuk e kanë realizuar. E kemi bërë me djersën tonë, me bukën e kalamajve”,-thojnë banorët. Kjo urë cilësohej nga banorët e Troshanit tregues i harresës së plotë nga shteti, ndërsa tashmë ajo është kthyer në një shembull bashkimit në të mirë të komunitetit.
KOHA JONË SONDAZH

