Ura Vajgurore, Klosi: Kopshti i ri, projekt i bashkëpunimit social
Mbi 30 fëmijë të moshës 3-6 vjeç, në fshatin Pashalli të Beratit do të mësojnë në një kopësht krejtësisht të ri, me standarde bashkëkohore, falë investimit të rreth 200’00 eurove nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), projekt i propozuar nga bashkia e Urës Vajgurore.
”Ne kemi bërë disa vepra, nuk është vetëm kjo por kjo sot i shkon drejtpërdrejt fëmijëve të kësaj zone, si një nga prioritetet që ka pasur bashkia për problematikat sociale. Dhe më vjen mirë që arritëm të realizonim një kopësht me të gjitha kushtet, por që do të shërbejë edhe si qendër sociale për këto lagje të bashkisë së urës vajgurore”, tha ministri.
Klosi gjatë inaugurimit të kopshtit të ri, në fshatin Pashalli. Për kryetaren e Bashkisë së Urës Vajgurore, ky kopësht i bashkëngjitet 8 të tjerëve në këtë bashki, pa përjashtuar edhe ndërhyrjet në shkolla në ndihmë të komunitetit që përfaqësojnë. Ndërsa, menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, tha se kopshti i ri është shembull i marrëdhënies që TAP ka krijuar me komunitetet dhe qeverisjen vendore, pasi investime të tilla nuk mund të realizohen pa bashkëpunimin e të gjitha palëve.
Fjala e ministrit Klosi
Në kuadër të festave të fundvitit kemi ardhur këtu në urën vajgurore për të inauguruar një nga projektet e bashkëpunimit social nëpërmjet një kompanie që kreu një investim dhe do të vazhdojë të jetë prezente në bashkinë e Urës Vajgurore në të gjithë qarkun e Beratit, nëpërmjet funksionimit të sistemit të gazsjellësit.
Në bashkëpunim me kryetarët e bashkive të të gjithë qarkun arritëm të realizojmë disa vepra sociale, të cilat i ofrohen komunitetit. Ne kemi bërë disa vepra, nuk është vetëm kjo, por kjo sot i shkon drejtpërdrejt fëmijëve të kësaj zone, si një nga prioritetet që ka pasur bashkia për problematikat sociale. Dhe më vjen mirë që arritëm të realizonim një kopësht me të gjitha kushtet, por që do të shërbejë edhe si qendër sociale për këto lagje të bashkisë së urës vajgurore.
Fjala e kryetares së Bashkisë Ura Vajgurore, Berat, Juliana Memaj
Ky kopësht i bashkëngjitet edhe 8 kopshteve të tjera, të bërë nga bashkia e urës vajgurore me të ardhurat e saj. Vetëm në fshatin Pashalli me këtë investim kemi realizuar 2 kopshte të reja. Në buxhetin afatmesëm të vitit 2016-2019 ne kemi ndërhyrë duke i shtuar fëmijëve të komunitetit që ne përfaqësojmë ambjente të reja në sistemin parashkollor dhe jo vetëm, por edhe duke ndërhyrë në infrastruktutrën e shkollave që shtrihen në territorin e bashkisë tonë.
KOHA JONË SONDAZH

