Ura Vajgurore nga sot quhet Dimal, kryebashkiakja: Moment historik

Nga sot Ura Vajgurore do të quhet zyrtarisht Dimal. Këshilli Bashkiak ka kaluar vendimin për ndryshimin e emrit që erdhi pas propozimit të disa intelektualëve të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës ilire. Kryetarja e Bashkisë, Anila Mema e quajti ditën e sotme një moment historik. ”Sapo përfundoi mbledhja e Këshillit Bashkiak. U rendit i pari propozimi për ndryshimin e emrit të Uës Vajgurore pa ndryshim kufijsh. Sot është një moment historik. Falenderoj grupin nismëtar dhe mediat. Falenderoj dhe komunitetin që e ka mirëpritur. Tashmë bashkë me Beratin do kemi një axhendë turistike në qytetin tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?