Uraka si Valbona/ Mirditorët: Projekt korruptiv, nuk janë shtetarë por dallaveraxhinj e maskarenj

Banorët e Kurbneshit Njësia Selitë në Mirditë kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të  dy HEC-ve mbi lumin e Urakës.

Të gjithë banorët janë bërë bashkë për të kundërshtuar projektin të cilin e kanë quajtur korrruptiv. Ata kanë deklaruar para kamerave se askush nuk i ka pyetur se çfarë do bëhet në zonën e tyre, nuk kanë asnjë miratim nga asnjë banor për të ndërtuar HEC-e mbi lumin Urakë.

Këtë lumë banorët e konsiderojnë të vetmen pasuri që ka zona e tyre, madje edhe emigrantë kanë ardhur të protestojnë në vendlindjen e tyre për këtë padrejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e një banori:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam disa vendime këtu, është turp të thuash që janë vendime të shtetarëve, shtetarë jo që jo se këta janë burrecë shteti, këta janë maskarenj dhe dallaverexhi. Nëse qeveritari ka në mendje vetëm bllokimin dhe PPP-të, koncesionet, populli do të marrë vetëm tritolin. Këtë ta dinë. Nuk ka burrë nëne që na nxjerr nga ky vend.”
Të tjerë e shohin si pasurinë e fundit të përbashkët që këtij komuniteti po i rrëshqet nga duart, andaj shprehen të vendosur për ta mbrojtur me çdo mjet.

Tjetër banor shprehet:

Na bllokon frymëmarrjen.Kjo ka mbetur pasuria për zonën e Kurbneshit, edhe këtë duan të na e marrin, me e deviju. Ky lumë që e ka falë Zoti dhe natyra është i këtij komuniteti.Tjetër pengesë shteti nuk mund ti bëjmë por nuk do të lejojmë të bëhet asnjë lloj punimi këtu.”
Një tjetër banor deklaron:

Ka një histori shumë domethënëse, si të dorëzohemi ne para një njeriu që nuk e njohim fare, nuk e dimë kush është ai dhe vjen dhe na e merr pasurinë këtu.Si lejohet kjo punë?Nuk do të lejohet dhe nuk ka për tu lejuar deri në pikën e fundit. Do të bëjmë gjithçka është e mundur deri në bllokim total.”
Banori tjetër:

Ta fshijnë nga mendja se bejlerë dhe agallarë të vegjël duke filluar nga Ministritë dhe dikasteret e qeverisë deri te kryetari i bashkisë me disa vocërrakë drejtora, ta fshijnë nga mendja që do të përfitojnë dhe nëpërkëmbin njerëzit në komunitetin e Selitës.”
Një nga banorët:

Në Kurbnesh që nga 1957 ka pasur vetëm grabitje, grabitje mineralesh, grabitje pyjesh dhe dhënie jetë njerëzish. Tani po grabisin dhe të fundit shpresë, lumin. Nuk duhet lejuar absolutisht grabitja.”
Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë dhe transparencë të plotë me komunitetin vendas.

Një tjetër banor i zonës shprehet:

Ky projekt që po bëhet është një projekt komplet korruptiv, nuk është marrë fare mendimi i banorëve. Duhet ta dinë se Selita dhe Kurbneshi është i banorëve dhe nuk është i atyre. Lumin ne nuk do ta falim edhe sikur të vinë dhe të na gjuajnë me molotov. Nuk do ta lëmë kurrë.”
Deklarata e një tjetër banori:

Lumi është ai që na ka mbetur, është arteria kryesore. Nëse do të pritet kjo lloj arterie, këtu vdes gjithçka, vdes ajri, vdes mjedisi natyror. Kam ardhur nga posaçërisht nga emigracioni për të protestuar për këtë padrejtësi mjedisore që i bëhet këtij komuniteti.Kanë punuar gjithë jetën, kanë dhënë jetën dhe gjakun për këtë vend.”
Përgjatë lumit të Urakës janë disa kanione, ndërsa në të ka dhe peshk të llojit troftë. Komuniteti i kësaj zone ka nënshkruar edhe një peticion, i cili do t’ju dërgohet institucioneve për të ku kërkohet anulimi i këtyre koncesioneve.

TV Ora - Mirditorët kundër HEC-eve mbi Urakë, Gjergj Meta: Zoti na dha natyrën, mos e përçudnoni!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?