Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Uran Butka: Si e vrau Mehmet Shehu edhe shokun e ngushtë italian

Aktualitet E martë, 4 Maj 2021 05:16
Uran Butka: Si e vrau Mehmet Shehu edhe shokun e ngushtë italian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“I ekzekutuam të gjithë në mënyrëm më konspirative…”

Ky është raportimi i Mehmet Shehut dhe Tuk Jakovës për Shtabin e  Përgjithshëm të Luftës Nacionalçlirimtare për vrasjen 130 karabinierëve italianë.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 3 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 3 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 3 orësh

Dokumentin ekskluziv me firmën e komandantit të Brigadës së parë partizane dhe komisarit politik Report TV e publikoi këtë të mërkurë.

Swiss Digital

Ky krim lidhet me një zinzhir krimesh të tjera të këtij lloji, sipas studiuesit Uran Butka.

”Masakra tjetër më e madhe ajo që ndodhi në Malin me Gropa edhe ajo në tetor të vitit 1943, menjëherë pas masakrës së Myzeqesë. Brigada e Parë ishte në Labinot, atje ishte edhe Shtabi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe të tjerë drejtues të luftës. Ndërkohë Kadri Hoxha që ishte komandant i batalionit të Elbasanit, thotë që janë dorëzuar në batalionin e tij 140 italianë, nga ku 20 ishin oficerë dhe 120 ushtarë italianë me në krye komandantin e tyre Gamuccin. Mehmet Shehu i jep urdhër komandantit të batalionit të parë që t’i pushkatojë këta robër lufte. Shkon ai dhe i zhvesh lakuriq, i merr këpucët dhe i pushkaton në mes të dimrit. Ju marrin dhe sendet me vlerë, kjo ishte porosia e Enver Hoxhës. Ai kishte dobësi për floririn, që kishin ata me vete. Pra ishte një pushkatim totalisht i paligjshëm, një krim kundër njerëzimit. Por në fund të fundit ishte një krim njërezor pasi i masakruan dhe i toruruan. Xhelal Staraveska ishte komandat i batalionit të parë, ai e tregon këtë masakër, thotë që më tha Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha që të shkoja atje dhe t’i çarmatosja dhe t’i merrja çdo gjë më vlerë dhe t’i pushkatoja. Unë thotë vrava me dorën timë 17 prej tyre, e quan si një trimëri që të vrasësh njerëz pavarësisht se ata ishin një ushtri armike por e vetëdorëzuar tek ushtria nacionalçlirimtare’’ është shprehur Butka.

Në intervistën për Report TV Butka thekson se krimet e udhëheqësit komunist Mehmet Shehu lidhen me zanafillën e një lufte civile të dirigjuar nga vetë ai dhe bashkëpunëtori i Serbisë në shtabin e Luftës Nacionalçlirimtare Dushan Mugosha.

‘’Brigada e parë sulmuese me komandant Mehmet Shehun dhe zv/komisar Dushan Mugoshën, i cili ka qenë një nga emisarët jugosllav në Shqipëri, pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes, nga komunistët dhe pas shpalljes së Luftës së Armatosur kundër Ballit Kombëtar më vonë dhe legalitet, brigada e parë si kontingjenti kryesor në luftën nacionalçlirimtare ka bërë disa masakra kundër popullatës por edhe robërve italianë. Këto ditë është bërë një debat në rafshin historik po edhe politik, meqenëse Nishani i dekori 65 martirët të rënë në masakrën pranë Lushnjes, më 21 tetor 1943. Si ndodhi kjo ngjarje? Brigata e parë u nis nga Dumreja për të goditur nacionalistët e Lushnjes dhe kryesisht çetat balliste që udhëhiqeshin nga Tefik Cfiri dhe Isa Manastirliu. Dy komandantë anti-fashistë që kishin zhvilluar disa luftime kundër italianëve. E thotë vetë Mehmet Shehut në letrën që i ka dërguar shtabit të ushtrisë nacionalçlirimtare, që u nisëm me 2 bataliaone për të goditur bashikboziukët e Cfirit dhe Manastirliut në rrethinat e Lushnjes. Përpjekja u bë në zonën e Divjakës, aty ishin gati 400 ballistë. Ishte një përpjekje jo shumë e gjatë në kohë, por shumë e përgjakshme. Nga 400 ballistët, u zunë robër 170 prej tyre dhe Shehu kërkoi që të bashkoheshin me brigadën e parë. Ballistët ishin kryesisht bujq nga zona e Myzeqesë dhe nuk pranuan. Atëherë ai i rreshtoi 78 prej tyre për t’i pushkatuar. Ndërkohë ndërhyri Dushan Mugosha, dhe tha që ju po pushkatoni më shumë ortodoksë se myslimanë. Ndërkohë i numëruan si delet dhe hoqën 10 ortodoskë që ishin më shumë dhe ekzekutuan 24 njerëz të pafajshëm, në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut’’, vazhdoi më tej Butka.

Vrasja e 130 karabinierëve italianë, robër që sipas ligjit të luftës u falej jeta, duhet të ketë ndodhur në disa prej rrethinave të Myzeqesë. Uran Butka kujton se më mesin e tyre Mehmet Shehu ka pushkatuar edhe shokun e tij më të ngushtë italian.

‘’Brigada e parë më komandant Mehmet Shehun, dhe zv/komisar Dushan Mugoshën kanë kryer edhe masakra të tjera ndaj robërve të luftës. Kjo ndodhi më 21 prill në vitin 1943 në Mallakastër,  në betejën e Selenicës kundër italianëve të komanduar nga Isuf Luzaj dhe Tefik Cfiri dhe nga një çetë tjëtër partiazane, luftuan kundër italianëve dhe i shpartalluan. Në fund të betejës arritën tek brigada e parë. Mehmet Shehu i mori robërit e luftës, gjithsej 83 i çoi në luginën e Romësit dhe i pushkatoi. Midis tyre edhe një mikun e vet që e kishte në akademi në Itali ku kalonte fundjavat. Ai theu edhe zakonin e shqiptarit që mikun kur e ke në shtëpi, nuk duhet ta vrasësh. Këtë e ka treguar edhe vetë i biri i Mehmet Shehut, Bashkimi, tek ”Vjeshta e Ankthit”. Ai u largua nga forcat italiane dhe kërkoi të takohej me Mehmet Shehun, por ky e rreshtoi edhe këtë për ta pushkatuar ndonse e kishte pasur mik në akademinë ushtarake, dhe çdo fundjavë Mehmeti kalonte pushimet në shtëpinë e tij’’ përfundoi Butka. Shqiptarja.com

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4H5uxaYUYvQ&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.