Urdhër-arresti i SPAK-ut për Ahmetajn, Dervishi: Mbetet të shihet lëvizja

Analisti Lutfi Dervishi, ka folur në lidhje me urdhrin e sotëm të lëshuar nga SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar për disa vepra penale.

Sipas Dervishit, me këtë hap të SPAK-ut, tani pritet lëvizja e vetë z. Ahmetaj, i cili mesa duket ka zgjedhur që luftën ta vijojë nëpërmjet avokatëve të tij.

”Nuk mendoj që është vonesë, ky është një veprim logjik i kërkesës së SPAK, pasi pasi i kërkoi lejen Parlamentit, ka vijuar procedurën në gjykatë. Mesa duket z. Ahmetaj ka vendosur ti japë kohë kohës dhe nuk kërkon të bëjë një ballafaqim me drejtësinë në këto kushte dhe ka vendosur që ta bëjë luftën me avokatët e tij. Por, mbetet të shikohet se cili do të jetë hapi i tij i radhës. Kërkesa e sotme e SPAK hap një shteg tjetër për ta mbajtur edhe gushtin e shtatorin në këtë hullinë e fatit të z. Ahmetaj”,-tha për ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?